Sport

“Euro2020” / Mbappe, “diamanti” i “kurorës”, që kushton 1.189 mln. euro

25 Qershor 2021, 14:16 Nga DOSJA

ANGLI – Në çdo kompeticion madhor, siç është Kampionati Europian, studiohen edhe të dy anë të lojës së futbollit, spekti sportiv dhe të dhënat tekniko-taktike të skuadrave, si dhe spekti financiar e sidomos vlerat e futbollistëve.

Tashmë dihet që evente të tilla si “Euro2020” janë skena më e mirë e futbollistëve, sidomos atyre që kërkojnë të transferohen në skuadra të tjera, që të rrisin vlerën e kartonit të tyre. Për edicionin e këtij viti, është bërë një studim në lidhje me vlerën e futbollistëve dhe këtë e ka bërë prestigjiozja “KPMG Football Benchmark”.

Sipas kësaj agjencie, 10 futbollistët më të shtrenjtë kanë një vlerë totale prej 1 miliard e 189 milionë euro. Futbollisti 22-vjeçar francez Kylian Mbappe rezulton futbollisti më i kushtueshëm i këtij europiani me një vlerë prej 189 milionë euro, i ndjekur në vendin e dytë dhe të tretë nga futbollistët e përfaqësueses angleze, Harry Kane me 127 milionë euro dhe Marcus Rashford me 121 milionë.

Klasifikimi vijon me një tjetër lojtar të Anglisë, Raheem Sterling, i ndjekur nga Kevin de Bruyne, Bruno Fernandes, Jadon Sancho, Romelu Lukaku. “Skuadrën” e 10 futbollistëve më të kushtueshëm e plotësojnë Frenkie De Jong dhe Joshua Kimmich, respektivisht me vlerë 100 dhe 93 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro2020 harry kane kampionati europian kilyan mbappe kpmg football benchmark raheem sterling euro2020 harry kane kampionati europian kilyan mbappe kpmg football benchmark raheem sterling

Sondazh

Poll