Sport

Ka rifituar formën, ndërsa tani do trofeun, Verrati karikon Italinë: Duhet të shohim larg, jemi me fat që kemi…

25 Qershor 2021, 12:31 Nga DOSJA
Ka rifituar formën, ndërsa tani do trofeun, Verrati karikon

ITALI-Marco Verrati ka folur në prag të ndeshjes që Italia do të luajë nesër ndaj Austrisë. Futbollisti i PSG shprehet se është gati të japë kontributin e tij, pasi luajti 90 minuta edhe në përballjen me Uellsin pak ditë më parë.

“Duhet të mendojmë për objektiva madhorë, sepse përndryshe nuk shkon larg. E dimë që do të jetë e vështirë, pasi presioni është më i madh, për faktin se janë ndeshje me eliminim direkt, por duhet t’i përballojmë me të njëjtën dëshirë, entuziazëm dhe karikim siç kemi bërë në fazën e grupeve”, u shpreh Verratti.

Mancini besoi te Verratti dhe e mbajti në grumbullim edhe pse i dëmtuar, megjithatë mesfushori ia doli të rikuperojë dhe tani është gati t’i japë një dorë Italisë për të arritur objektivin në këtë kompeticion.

Vetë mesfushori pranon se konkurrenca është shumë e madhe dhe se kjo e bën më të qetë edhe Mancinin, teksa ka folur me superlativa veçanërisht për italo-brazilianin Jorginho, të cilin e quan pikën më të fortë të Italisë.

“Locatelli ka bërë shumë mirë dhe për Mancinin është një luks kur ka shumë mundësi zgjedhjeje, pasi dihet që konkurrenca ndikon vetëm për mirë. Mendoj se Jorginho është shumë i fortë, më i miri në rolin e tij, pasi çdo futbollist që zbret në fushë në krah të tij, bën gjithmonë mirë. Jemi me fat që e kemi një futbollist të tillë”, tha Verratti.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 italia verrati euro 2020 italia verrati

Sondazh

Poll