Sport

“Euro2020” / Spanja nuk ndryshon, ‘tiki-taka”, skuadra që “fsheh” topin…

25 Qershor 2021, 09:19 Nga DOSJA

ZVICER – Kombëtarja e Spanjës nuk ka ndryshuar mënyrën e saj të lojës. Skuadra e Luis Erinques ka vazhduar me filozofinë e saj të “tiki-takas” edhe në “Euro2020”. Statistikat e fazës së parë e dëshmojnë më së miri këtë dukuri, pavarësisht nga rezultatet teknike.

Spanjollët, gjatë tri ndeshjeve në grup, kanë arritur të krijojnë epërsi dhe ta mbajnë topin mesatarisht 68.7% të kohës, duke kryesuar bindshëm ndaj rivalëve. Gjermania renditet e dyta me 61.3%, duke lënë pas Italinë dhe Belgjikën me nga 57.7 %, Danimarka 57.3% dhe Anglia 56.3%.

Faza e ndeshjeve 1/8 finale të “Euro2020” do të nisë të shtunën. Në orën 18:00, në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit do të përballet Uellsi me Danimarkën, ndërsa në orën 21:00 në “Wembly” të Londrës, Italia do të përballet me Austrinë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia belgjikën danimarka euro2020 gjermania italinë spanjës anglia belgjikën danimarka euro2020 gjermania italinë spanjës

Sondazh

Poll