Sport

Arsenal dhe Roma, diskutojnë marrëveshjen për Granit Xhakën

25 Qershor 2021, 08:50 Nga DOSJA

ITALI – Nuk është sekret, Granit Xhaka është afër kalimit te Roma. Kapiteni i Zvicrës me gjasa do të jetë përforcimi i parë i Mourinhos dhe mesfushori shqiptar nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Arsenali.

Sipas ‘Calciamercato’, skuadrat e Romës dhe ajo e Arsenalit, janë duke përfunduar detajet e fundit të transferimit të Granit Xhakës në Serie A. Të dy palët kanë rënë dakord për shumën e transferimit të kapitenit të Zvicrës, që pritet të jetë rreth 15 milionë euro.

Mefushori i “Topçinjve”, ka qenë një ndër kërkesat e para të Jose Mourinho dhe me sa duket “Verdhekuqtë” do t’i plotësojnë dëshirën trajnerit të tyre. 28-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 45 paraqitje me fanellën e Arsenal, duke realizuar edhe një gol.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘calciamercato’ “topçinjve” granit xhaka kapiteni i zvicres mourinhos roma ‘calciamercato’ “topçinjve” granit xhaka kapiteni i zvicres mourinhos roma

Sondazh

Poll