Bota

Milionere e martuar dhe më 3 fëmijë, kush është sekretarja, me të cilën Ministri i Shëndetësisë në Angli tradhëtoi b

25 Qershor 2021, 14:45 Nga DOSJA
Milionere e martuar dhe më 3 fëmijë, kush është

ANGLI- Gina Coladangelo, e cila u kap ditën e sotme duke u puthur me Matt Hancock, është drejtoresha e Marketingut dhe Komunikimit në kompaninë  Oliver Bonas. The Indipendent shkruan se ajo është një milionere e martuar me themeluesin e Oliver Bonas, Oliver Tress, dhe ata kanë tre fëmijë së bashku.

43-vjeçarja, e cili më parë ka qënë drejtore në firmën e lobimit Luther Pendragon, u takua fillimisht me Hancock në Universitetin e Oksfordit, ku ata u bënë miq të ngushtë në një pasion të përbashkët që kishin për radion studentore.

Coladangelo iu dha një rol si drejtoreshë jo-ekzekutive në Departamentin e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në shtator të vitit të kaluar. Ajo më vonë u emërua gjithashtu nga  Hancock si një këshilltarja e tij në Mars

Sipas biografisë së 43-vjeçares në departamentin e qeverisë thuhet se ajo “ka përvojë mbi 20 vjeçare në komunikime dhe marketing, me një fokus të veçantë në kujdesin shëndetësor, shitjen me pakicë dhe mjedisin. Përvoja e saj në komunikimet e kujdesit shëndetësor është e gjerë, duke siguruar këshillim strategjik dhe mbështetje komunikimi për agjencitë e kujdesit shëndetësor, organet profesionale, grupet e pacientëve dhe organizatat bamirëse.”

Ajo aktualisht është guvernatore në BeyondAutism, një organizatë bamirësie arsimore dhe ishte më parë një kujdestare në Ëilloë Charity, e cila kujdeset për personat e sëmurë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gina coladangelo matt hancock matt hancock puthet me ndihmesen oliver tress gina coladangelo matt hancock matt hancock puthet me ndihmesen oliver tress

Sondazh

Poll

Bota 25 Qershor 2021, 14:11

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterre...