Bota

Sllovakia heq dorë nga vaksina ruse, do tu falen ose shiten vendeve në Ballkanit Perëndimor

25 Qershor 2021, 14:23 Nga DOSJA
Sllovakia heq dorë nga vaksina ruse, do tu falen ose shiten vendeve në

SLLOVAKI-Sllovakia do të heqë dorë nga 160 mijë doza vaksine, Sputnik, që i kishte blerë nga Rusia për arsye se popullsia ka patur një kërkesë të ulët për këtë vaksinë dhe është refuzuar masivisht.

Ndërkohë të gjitha dozat e vaksinës ruse, do të dhurohen ose shiten në vendet e Ballkanit Perëndimor. Bratislava ka blerë 200 mijë doza Sputnik, që kanë afat skadence deri këtë verë. Vetëm 14 mijë e 214 sllovakë kanë kërkuar që të vaksinohen me këtë vaksinë.

Edhe vendi ynë ka arritur një marrëveshje për blerjen e vaksinës ruse Sputnik V. Qeveria shqiptare, sërish nëpërmjet një akti normativ dha dritën jeshile për furnizimin me vaksinën ruse. Ashtu si me vaksinat kineze, edhe ato ruse nuk vijnë drejtpërdrejtë nga vendi i origjinës. Në aktin normativ parashikohet se dozat e vaksinave ruse do të vijnë nga kompania indiane “Human Vaçine”, i cili është distributori i autorizuar për prodhimin dhe tregtimin e saj. Detajet e marrëveshjes janë mbajtur sekrete dhe nuk tregohet se sa doza janë blerë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota “sputnik v” sllovaki sllovakia heq vaksinat ruse “sputnik v” sllovaki sllovakia heq vaksinat ruse

Sondazh

Poll

Bota 25 Qershor 2021, 14:11

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterre...