Bota

Aksidenti në Gjilan, policia e Kosovës falenderon Arben Shabanin për ndihmën që ka dhënë në shpëtimin e tre personave

25 Qershor 2021, 13:52 Nga DOSJA
Aksidenti në Gjilan, policia e Kosovës falenderon Arben Shabanin

KOSOVË- Policia e Kosovës ka falenderuar Arben Shabanin, për ndihmën që i ka dhënë ditën e djeshme në shpëtimin e 3 personave nga aksidenti në Gjilan. Policia shkruan se Shabani ka dhënë ndihmën e tij në makinën që u përmbys ditën e djeshme në lumin “Morava”, ku dhe humbi jetën një vajzë shqiptare.

“Në përpjekje për t’i shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë me automjet në lumin e ‘Moravës së Binçës’ policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hy në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur nga automjeti i përmbysur në këtë lumë.

Me këtë akt, policia dhe qytetari i kanë nxjerrë të gjallë tre të aksidentuarit dhe i ka dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e vdekur pasagjerja, shtetase e Shqipërisë”.

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në Gjilan, ku drejtuesi i një makinë humbi kontrollin, dhe si për pasojë makina përfundoi në lumin ‘Morava’, dhe një shqiptare humbi jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aksidenti ne gjilan arben shabani aksidenti ne gjilan arben shabani

Sondazh

Poll