Bota

Sulmohet ‘security’ i Dan Bilzerian! E thërrasin për ndihmë të ndalojë sherrin në Mykonos, turistët i hedhin gota dhe

25 Qershor 2021, 14:24 Nga DOSJA
Sulmohet ‘security’ i Dan Bilzerian! E thërrasin për

GREQI– Truproja e Dan Bilzerian ‘mbretit të Instagramit’, Nikos Aravantinos, është sulmuar mbrëmjen e djeshme nga një grup prej 15 turistësh francez-algjerian në Greqi.

Incidenti i dhunshëm ndodhi pranë një plazhi të njohur në Mykonos. Truproja u thirr nga njerëzit nga hoteli për të ndërhyrë kur një grup prej 15 francez-algjerianësh që kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli filluan të krijonin probleme.

Nikos Aravantinos u përpoq të qetësonte qytetarët dhe turistët e çmendur. Por ata që ishin më të tensionuar filluan ta sulmonin, duke hedhur gjithçka që gjetën para tyre.

Nga shishet me alkool, te gotat dhe objektet e mprehta. Disa, e sulmuan nga pas, duke e goditur me shkelma dhe grushte në të gjithë trupin. Për shkak të ashpërsisë së goditjeve, truproja ra në tokë i mbuluar me gjak dhe i ra të fikët.

Dy nga 15 turistët u arrestuan ndërsa të tjerët janë në kërkim. Truproja e Dan Bilzerian po trajtohet në spital për goditjet e forta që mori nga turistët.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dan bilzerian nikos aravantinos dan bilzerian nikos aravantinos

Sondazh

Poll

Bota 25 Qershor 2021, 14:11

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterre...