Bota

Po përdor të bijën që t’i shpëtojë dënimit? Ende pas hekurave në Koridhalos, Babis lëshon tjetër DEKLARATË: Ende mb

25 Qershor 2021, 14:27 Nga DOSJA
Po përdor të bijën që t’i shpëtojë

ATHINË– Babis Anagnostopoulos ka lëshuar një tjetër deklaratë për vrasjen e gruas së tij, kësaj here nga qelia e burgut të Koridhalosit. Sipas medias greke Newsbomb, piloti 32-vjeçari ka kërkuar sërish falje se i mori jetën 20-vjeçares, Caroline Crouch.

“Unë jam thjesht i lumtur që jam i lirë dhe u zbulua gjithçka. Shkatërrova familjen time dhe humba gjithçka. Unë jam duke pritur për zhvillimin e procesit për të voglën. Gjithë sa dua vërtet është më e mira për fëmijën tim. Më vjen keq dhe falja ime është e vërtetë,”-ka bërë me dije ai. Ndërsa vijon dhe i mëshon faktit që gjithçka që i intereson është e bija e mitur.

“Vajtova nga minuta e parë dhe unë ende mbaj zi për humbjen e gruas sime. Por tani dua më të mirën për të ardhmen e fëmijës tim,“-shtoi ai. Ndërkohë që në rrjet qarkullojnë komente se gjithçka e bën që të përfitojë ulje dënimi nga Gjykata duke përdorur të bijën e mitur. 

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos greqi vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos greqi vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 25 Qershor 2021, 14:11

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterre...