Bota

Përdhunimi i pastrueses shqiptare në Greqi/ 35-vjeçari bullgar çohet në burg, s’e pranon krimin dhe godet murin me ko

25 Qershor 2021, 14:01 Nga DOSJA
Përdhunimi i pastrueses shqiptare në Greqi/ 35-vjeçari bullgar

GREQI- Autori me origjinë bullgare, i përdhunimit të pastrueses 50- vjeçare shqiptare është paraqitur ditën e sotme para gjykatës në një seancë faljeje dhe pas kësaj autoritetet e kanë drejtuar atë drejt burgut.

Sipas mediave greke, 35-vjeçari pas faljes iu drejtua burgut edhe pse ai mohoi të ketë rrëmbyer dhe përdhunuar gruan për orë të tëra, ndërsa pas kësaj ai filloi të godiste murin me kokë. Menjëherë pas kësaj oficerët e policisë ndërhynë duke e mobilizuar atë në cep të dhomës dhe më pas e drejtuan drejt burgut, ndërsa i pandehuri i dytë i akuzuar për nxitjen e 35-vjeçarit , pas faljes së tij, u la i lirë, pa kushte.

Të shtunën e kaluar 50-vjeçarja shqiptare kishte shkuar si çdo javë të fshinte shkallët dhe ashensorin e një ndërtese kur papritur 35-vjeçari që banonte në papafingo e ka tërhequr me zor dhe e ka futur në banesës e tij. Aty ai ka filluar dhunën dhe abuzimin seksual me të për disa orë, derisa 50-vjeçarja gjeti një moment dhe doli në ballkon për të kërkuar ndihmë. Ajo u shpëtua nga fqinjët të cilët lajmëruan policinë por 35-vjeçari ishte arratisur.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni perdhunohet 50 vjecarja ne greqi perdhunohet 50 vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll