Bota

Kurti jep intervistë për gazetën franceze ‘Le Monde’: Vuçiç duhet ta kuptojë, është vetëm një çështje mes nesh

25 Qershor 2021, 13:34 Nga DOSJA
Kurti jep intervistë për gazetën franceze ‘Le Monde’:

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi vizitën e tij të parë në Francë të mërkurën, ku ka dhënë edhe një intervistë për gazetën “Le Monde”, ku ka thënë se biseda midis tij dhe Vuçiç-it ishte kionstruktive. Për gazetën franceze, e cila e quan Kurtin si ish-aktivist të UÇK-së, kryeministri i Kosovës ka thënë se Serbia duhet ta pranojë realitetin dhe të demokratizohet.

Ai ka thënë se tashmë diskutimi për pavarsinë e Kosovës është mbyllur tashmë dhe Vuçiç duhet ta kuptojë këtë gjë, kjo është çështje e zgjithur tha Kurti por gjëja që ai do të diskutojë me Serbinë i përket vetëm dialogut dhe se Vuçiç duhet ta harroj të kaluarën,

“Kurti është ish-aktivist i krahut politik të guerilës kosovare, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK). U mbajt në Serbi për dy vjet në kohën e luftës në Kosovë. Ai më pas e krijoi lëvizjen Vetëvendosje, me një program revolucionar dhe u bë një kundërshtar i vendosur i qeverive të njëpasnjëshme të komandantëve të UÇK-së. Albin Kurti paraqitet sot si një socialdemokrat dhe u zgjodh si kryeministër me një program për ta luftuar papunësinë, korrupsionin dhe krimin e organizuar“- shkruan Le Monde.

Një pjesë e shkurtër nga intervista e Kurtit për gazetën franceze:

Le Monde: Sapo e keni takuar për herë të parë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel. Cila ishte përshtypja juaj?

Kurti: Ky është takimi i parë për një dialog në të ardhmen. Nuk ishte i lehtë, por konstruktiv. Kam insistuar që asgjë të mos fshihet nën tepih, pra që çështja e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë duhet të adresohet me sinqeritet. Të gjithëve na duhet kjo njohje reciproke. Vuçiç u përgjigj duke thënë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Mospranimi i realitetit në njërën anë, apo e vërteta në anën tjetër, vijnë nga e njëjta logjikë. Serbia duhet të distancohet nga ditët e [Slobodan] Millosheviqit, i cili nisi aparteid dhe përfundoi me gjenocid në Kosovë. Liderët e Serbisë duhet të ndahen nga trashëgimia e Millosheviqit.

Pavarësia e Kosovës është 13-vjeçare. Nuk mund të kemi diskutime siç kemi bërë para vitit 2008. Që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010, i cili validitoi faktin se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar, ky debat është mbyllur. Nuk do ta diskutoj statusin e Kosovës, është çështje e zgjidhur. E vetmja çështje sot është marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiçi duhet ta kuptojë këtë. Vuçiqi ende e konsideron Kosovën territor të cilin Serbia një ditë duhet ta rikthejë, pa marrë në konsideratë popullin dhe qytetarët e saj. Serbia duhet të përballet me të kaluarën dhe të bëhet më demokratike.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti le monde albin kurti le monde

Sondazh

Poll