Bota

Von der Leyen: Strategjia e vaksinimit është duke funksionuar, por duhet të bëjmë kujdes nga variantet  

25 Qershor 2021, 14:03 Nga DOSJA
Von der Leyen: Strategjia e vaksinimit është duke funksionuar, por

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se deri tani në të gjitha vendet e BE-së 60% e të riturve ka marrë të paktën 1 dozë vaksine. Në një postim në Twitter, Von der Leyen shkruan se edhe pse vaksinimi po ecen me hapa të shpejta, duhet që të bëjnë kujdes nga variantet e Covid që po përhapen.

“Strategjia jonë e vaksinimit është duke funksionuar, 60% të të rriturve në BE kanë marrë të paktën një dozë. Por ne duhet të qëndrojmë vigjilentë, pasi variantet përhapen me shpejtësi. Vaksinimi i plotë mbron nga variantet, prandaj duhet të përshpejtojmë vaksinimin edhe më shumë”, shkruan Von der Leyen.

Our ?? vaccination strategy is delivering, with 60% of adults in the EU having received at least one dose.
But we need to remain vigilant, as variants spread rapidly.
Full vaccination protects against variants, so we need to speed up vaccination even more. https://t.co/T1R3Qtt2oM

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 25, 2021

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ursula von der leyen vaksinimi i be variantet e covid ursula von der leyen vaksinimi i be variantet e covid

Sondazh

Poll