Bota

Covid në Kosovë, asnjë viktimë dhe 7 raste të reja të infektuar gjatë 24 orëve të fundit 

25 Qershor 2021, 13:12 Nga DOSJA
Covid në Kosovë, asnjë viktimë dhe 7 raste të reja

KOSOVË- Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vazhduar situata e qëndrueshme përsa i përket Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person dhe janë 7 raste të reja të infektuara me Covid. Sot janë shëruar 142 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292. Në total numri i rasteve aktive është 165.

Postimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.501 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152.643 doza të vaksinës. Deri më sot 26.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.224 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292. Në total numri i rasteve aktive është 166.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid kosove covid ne kosove bilanci i covid kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll