Sport

“Copa America” / Paraguaji nuk ka të ndalur, Uruguaji gjen fitoren e parë

25 Qershor 2021, 05:49 Nga DOSJA

BRAZIL – Në mbrëmjen e vonë dhe mëngjezin e hershëm të sotëm, në grupin A janë luajtur edhe dy takime për “Copa America”.

Uruguaji-Bolivi 2-0

Uruguaji i udhëhequr nga Oscar Washington Tabarez ka gjetur fitoren e tij të parë në këtë “Copa America”, duke mundur Bolivinë me rezultatin 2-0. Autogoli i portierit bolivian Lampe (40’), në fund të pjesës së parë dhe goli i Edinson Cavani (79’) në fund, mbyllën ndeshjen, duke vulosur rezultatin 2-0. Uruguaji pas tri ndeshjesh ka grumbulluar 4 pikë.

Kili-Paraguaji 0-2

Paraguaji nuk ka të ndalur. Viktima e saj e radhës, e dyta, ishte Kili. Në mëngjesin e sotëm, në “Estádio Nacional de Brasília”, skuadra e drejtuar nga argjentinasi Berizzo, realizoi dy gola, nga një për çdo pjesë, duke fituar 2-0 ndaj kilenëve. Samudio (33’) dhe Almiro (58’) ishin autorët e golave në suksesin e Paraguajit, që pas dy takimesh ngjiten në kuotën e 6 pikë, një më pak se Argjentina që kryheson grupin A.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentinasi berizzo copa america edinson cavani kili oscar washington tabarez paraguajit argjentinasi berizzo copa america edinson cavani kili oscar washington tabarez paraguajit

Sondazh

Poll