Sport

Milan vazhdon ‘shopingun’ në Londër, kërkon edhe tre nga Chelsea

25 Qershor 2021, 05:07 Nga DOSJA
Milan vazhdon ‘shopingun’ në Londër, kërkon edhe tre

ITALI – Milani nuk e kanë përfunduar “shopingun” në Londër. Pasi kanë zyrtarizuar para pak ditësh transferimin e mbrojtësit Fikayo Tomori nga “blutë”, sipas ‘Sky Sports’, kuqezinjtë janë në bisedime edhe për tre futbollistë të tjerë të klubit nga Londra.

Nuk janë emra të rinj. Përflitet për të huazuar sulmuesin Olivier Giroud dhe mesfushorët Hakim Zyech e Timoue Bakayoko, të cilët janë ambiciet e drejtuesve të Milanit, që synojnë të përforcojnë skuadrën e tyre, para fillimit të sezonit.

Milani e sheh sulmuesin Giroud si partner ideal të Zlatan Ibrahimovic në sulm, Zyech mendohet si zëvendësuesi i të larguarit Hakan Çalhanoglu, ndërsa me Bakyokon synojnë të formojnë një dyshe të fortë ne mesfushë, së bashku me Franck Kessie.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea fikayo tomori franck kessie hakim zyech milan olivier giroud sky sports timoue bakayoko zlatan ibrahimovic chelsea fikayo tomori franck kessie hakim zyech milan olivier giroud sky sports timoue bakayoko zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll