Sport

Zyrtare: Spanja hap plotësisht stadiumet për tifozët në sezonin e ri

24 Qershor 2021, 15:15 Nga DOSJA

SPANJE – Stadiumet dhe pallatet e sportit sezonin e ardhshëm do të jenë të hapur për tifozët spanjollë. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat, ministrja e Shëndetësisë së Spanjës, Carolina Darias.

Duke folur zyrtarisht për shtypin, ajo tha se gjithçka do të jetë njësoj si para pandemisë, duke nënkuptuar se stadiumet mund të jenë plot dhe tashmë mund të shohim pamjen që deri para pak muajsh na dukej një iluzion i largët.

Eshtë ky një lajm i madh për tifozët spanjollë, që më në fund do kenë mundësinë të shohin ndeshje nga afër, por akoma më shumë për klubet, që gjatë pandemisë kanë pësuar humbje të mëdha financiare nga mungesa e tifozëve në stadiume.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport carolina darias ministrja e shëndetësisë së spanjës spanja hap stadiumet carolina darias ministrja e shëndetësisë së spanjës spanja hap stadiumet

Sondazh

Poll