Sport

Rio Ferdinand zbulon pse CR7 është kundër Gary Linekerit…

24 Qershor 2021, 15:47 Nga DOSJA

ANGLI – Me dashje, apo pa dashje, ish-futbollisti i Manchester United, në rolin e analistit për BBC, Rio Ferdinand ka zbuluar se shoku i tij në të shkuarën, Cristiano Ronaldo, është i pakënaqur ndaj prezantuesit sportiv, Geri Lineker.

Sipas Ferdinandit, futbollisti dhe kapiteni i Portugalisë, nuk është i kënaqur kur analistët ose specialistët zgjedhin Leo Messin para tij, si futbollistin më të mire të të gjitha kohërave. Ku një prej tyre është edhe ish-sulmuesi anglez, Gary Lineker.

“Ti, Gary, ke thënë shpesh në të kaluarën, se preferon Messin para Ronaldos. Ai më ka dërguar një mesazh: ‘Nuk mund ta besoj që e ka thënë këtë, nuk mund ta besoj se ka bërë këtë tjetrën’. Cristiano është i bindur se është më i miri, por ka një natyrë konkurruese. Është një gjë për  të cilën ka nevojë”,- ka rrëfyer Ferdinand.

Po çfarë ka thënë Lineker që e ka zemëruar Cristianon? Vitin e kaluar, ish-sulmuesi ka shpjeguar për BBC, se CR7 as që i afrohet “Pleshtit” kur flitet për më të mirin e të gjitha kohërave.“Edhe unë jam një fans i madh i Ronaldos, por nëse flasim për më të mirin e të gjitha kohërave nuk duhet të ketë asnjë diskutim. Ai është Messi. Është vetëm mendimi im, por unë nuk besoj se janë as afër me njëri-tjetrin”,- është shprehur Lineker.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport geri lineker leo messi manchester united rio ferdinand geri lineker leo messi manchester united rio ferdinand

Sondazh

Poll