Sport

Varane me valixhe në duar, Real Madridi i cakton çmimin

24 Qershor 2021, 14:41 Nga DOSJA
Varane me valixhe në duar, Real Madridi i cakton çmimin

SPANJE – Mbrojtësi Raphael Varane, pritet të largohet nga Real Madridi gjatë merkatos së verës. Kontrata e mbrojtësit francez me “Los Blancos” përfundon në verën e vitit të ardhshëm, por drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë që ai të largohet falas.

Kësisoj, madrilenët mbretërorë, e ka ulur edhe çmimin e Raphael Varanes, me kushtin e vetëm që ta shesin gjatë kësaj vere. “Diario AS” raporton, se Real Madridi tani do të kërkojë 50 milionë euro për shitjen e 28-vjeçarit.

Mediat spanjolle gjithashtu shprehen se për Raphael Varanen janë mjaft të interesuar skuadrat e Manchester United dhe Paris SG, ndonëse në dyert e klubit “Los Blancos” deri më tani askush nuk ka trokitur…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport diario as los blancos manchester united paris sg raphael varane real madridi diario as los blancos manchester united paris sg raphael varane real madridi

Sondazh

Poll