Sport

“Duhet të zgjidhja mes Viallit dhe Mancinit”, deklarata bombë e modeles, tregon ‘natën magjike’ me trajnerin e Italis

24 Qershor 2021, 13:53 Nga DOSJA
“Duhet të zgjidhja mes Viallit dhe Mancinit”, deklarata

ITALI-Lory Del Santo dhe natë pasioni me Roberto Mancinin. Ishte vetë showgirl-i që foli për herë të parë për I Lunatici në Rai Radio 2 për atë që ndodhi shumë vite më parë midis saj dhe trajnerit aktual të ekipit kombëtar të Italisë, i cili në atë kohë luante për Sampdorian. “Unë kisha dy mundësi. Mund të zgjidhja midis tij dhe Viallit – fillon të tregoj Lory Del Santo -.

E dija që ishte vetëm për një natë. Rastësisht kam qenë në një darkë, madje nuk mbaj mend se kush më kishte ftuar. Ishte vonë, nuk dija ku të flija, kështu që qëndrova në këtë vend. E kuptova që të dy ishin të interesuar për mua, duhej të zgjidhja me kë të flija, pastaj do të largohesha në mëngjes”. Dhe kështu unë zgjodha Mancinin edhe pse Vialli ishte i bukur, por ai më dukej më playboy. Mancini më dukej më i ëmbël, mbase zgjodha njeriun e sigurt. Ai provoi të ishte një njeri me ëmbëlsi të pabesueshme -rrëfeu Lory Del Santo për Mancion.

Pastaj, për të qëndruar në këtë temë, Lory Del Santo foli për pretendentët e saj të shumtë:
“Kishte meshkuj që më ofronin një rrogë mujore për të qenë e dashura e tyre. Ata më thanë nëse rri me mua do të paguaj çdo muaj. Shifra të mëdha, të cilat më sistemuan për një kohë. Disa janë përpjekur të qëndrojnë me mua për famë dhe madje kanë pasur sukses. Isha e vetëdijshëme për këtë, por mendova se më pëlqente ky person, ai donte famë, unë ia dhashë. Përfundon Lory Del Santo.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia lory del santo roberto mancini italia lory del santo roberto mancini

Sondazh

Poll