Sport

Low i qetë para Anglisë: “Do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe”

24 Qershor 2021, 13:30 Nga DOSJA
Low i qetë para Anglisë: “Do të jetë një ndeshje

 

GJERMANI – Trajneri Joachim Low nuk ndihet i shqetësuar para përballjes me Anglinë në 1/8 e finales për “Euro2020” në Wembley javën e ardhshme. Gjermania, nën udhëheqjen e tij fitoi vetëm një ndeshje dhe ishte vetëm gjashtë minuta larg eliminimit, para se Leon Goretzka të barazonte 2:2 me Hungarinë, rezultat ky që e shpëtoi dhe e renditi në vendin e dytë në Grupin F.

Ndërsa, 61-vjeçari Low, që do të largohet nga kombëtarja pas 15 vitesh me të përfunduar “Euro2020”, pranon se Gjermania duhet të luante më mirë, ai ka hedhur poshtë kritikat për paraqitjen zhgënjese të skuadrës së tij në ndeshjet e këtij europiani.

“Nuk shqetësohem, sepse është ndeshje plotësisht tjetër. Hungaria e parkoi autobusin, duke u mbrojtur me të gjithë futbollistët, duke u futur në çdo duel. Kundër Anglisë do të jetë plotësisht ndryshe. Ata luajnë në shtëpi, dëshirojnë të sulmojnë, pra do të jetë ndeshje e hapur, më e hapur sesa ndaj Hungarisë. Ne duhet t’i përmirësojmë gjërat, jemi të vetëdijshëm për këtë. Duhet të jemi të kujdesshëm në ndërprerjen e aksioneve të kundërshtarit”,- ka deklaruar Joachim Low, i pyetur nga gazetarët për përballjen e Londrës.

Gjermania do të udhëtojë drejt Anglisë të martën, për t’u përballuar një ditë më pas, më 29 qershor në “Wembly”, në orën 18:00, me skuadrën e “Tre Luanëve” të Southgejtit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia gjermania grupin f joachim low leon goretzka wembly anglia gjermania grupin f joachim low leon goretzka wembly

Sondazh

Poll