Sport

Shkëlqyen të dy në ndeshjen Portugali-Francë, Benzema tregon bisedën me Cristiano Ronaldon pas përfundimit të ndeshjes

24 Qershor 2021, 13:19 Nga DOSJA
Shkëlqyen të dy në ndeshjen Portugali-Francë, Benzema tregon

EUROPË-Gola dhe shfaqje në Puskas Arena në Budapest midis Portugalisë dhe Francës. Ndeshja e raundit të tretë të Grupit F të Euro 2020 përfundoi 2-2. Një rezultat që lejon të dy ekipet të kualifikohen në fazën e 16-të. Një ndeshje e bukur dhe dy protagonistë:Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, autorë dopietash.

Një mbrëmje për të mos u harruar për të dy, ish-shokë skuadre te Real Madrid. Francezi u kthye në gol te “Les Bleus”, 2085 ditë pas 8 tetorit 2015, kur shënoi ndaj Armenisë. Nga ana tjetër, kampioni portugez i Juventusit arriti Ali Daei me 109 gola në kombëtare, duke e çuar kështu rekordin e ri të shënimit në një fazë finale të Kampionatit Europian në 14 gola.

Benzema dhe biseda me Cristiano Ronaldo

Me bilbilin e trefishtë të gjithë ishin të lumtur, për ndeshjen dhe kualifikimin. Benzema foli edhe për atë që diskutoi me Ronaldon: “Është gjithmonë kënaqësi ta shoh Cristiano, sepse së bashku kemi bërë një udhëtim prej tetë apo nëntë vitesh. Ne kemi fituar tituj, kemi shënuar gola së bashku te Real Madridi. Ishte kënaqësi ta takoja përsëri në fushë. Ne folëm për gjëra normale, nëse gjithçka po shkonte mirë dhe i uruam njëri-tjetrit fat me klubet dhe ekipet tona kombëtare”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo euro 2020 franca karim benzema portugalia cristiano ronaldo euro 2020 franca karim benzema portugalia

Sondazh

Poll