Politike

Mblidhen liderët e Ballkanit për ‘mini-Schengen’! Vuçiç video-konferencë me Ramën e Zaev më 29 qershor, Kurti refuzon

24 Qershor 2021, 14:28 Nga DOSJA
Mblidhen liderët e Ballkanit për ‘mini-Schengen’!

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në një video-konferencë të thirrur nga presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ku i pranishëm do të jetë dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Video-konferenca do të mbahet më 29 qershor dhe si temë diskutimi mes liderëve, do të jetë ‘Mini-shengeni ballkanik’.

Një ftesë për t’u bërë pjesë e kësaj video-konference i është dërguar dhe Kosovës, të cilën kjo e fundit e ka refuzuar. Kosova nuk e njeh Shengenin Ballkanik dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga takimet e zhvilluara më herët.

Kujtojmë se një prej pikave të marrëveshjes së firmosur nga ish-kryeministri, Avdulla Hoti në Shtëpinë e Bardhë është edhe ulja në tryezën e bisedimeve të Shengenit Ballkanik.

Pas refuzimit nga Franca të hapjes së negociatave për statusin kandidat në Bashkimin Europian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, vendet e Ballkanit Perëndimor reaguan me iniciativën e tyre të “Mini-Shengenit Ballkanik”. Dukej që ky  ishte një reagim i menduar mirë për t’i treguar Bashkimit se alternativat e tyre mund të jenë të tjera dhe nuk mund të ishin ata të humburit e vetëm në procesin e integrimit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama minishengeni ballkanik zoran zaev aleksander vucic edi rama minishengeni ballkanik zoran zaev

Sondazh

Poll