Politike

Majlinda Bregu: Barometri Ballkanik zbulon pasiguritë dhe pamundësitë socialo- ekonomike

24 Qershor 2021, 14:19 Nga DOSJA
Majlinda Bregu: Barometri Ballkanik zbulon pasiguritë dhe

RCC paraqet edicionin e 7-të të Barometrit Ballkanik, sondazh vjetor mbi vlerësimet e gjykimet që kanëqytetarët e Ballkanit Perëndimor si dhe mbi pikëpamjete biznesit. Ky është i shtati vit radhazi, kur Barometri Ballkanik tregoi disa nga shqetësimet kryesore të njerëzve janëpasiguria dhe pamundësia socialo- ekonomike, problematika këto që për fat të mirë ndiqen nga disa lajme të mira, që lidhen me vetëdijen e qytetarëve për përfitimet e bashkëpunimit rajonal.

Për 49% të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, papunësia është problemi më i madh, sidomos për tërinjtë, ndërsa 46% janë më të shqetësuar për situatën ekonomike.

“Pandemia bëri që njerëzit të ndryshojnë prioritetet e tyre, duke iu përshtatur më fort realitetit tëri, që ndryshoi kryekëput nga Covid-19. Tashmë njerëzit janë më hezitues që të largohen për tëpunuar jashtë vendit. 37% e qytetarëve do ta merrnin këtë vendim, një shifër kjo që sa vjen e ulet, krahasuar me vitin e kaluar,”-theksoi Majlinda Bregu.

Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në prezantimin e Barometrit Ballkanik (BB2021) sot në Tirane, duke shtuar se “Siç edhe ekemi parashikuar, vitin e kaluar, fqinji që të përgjigjet e të gjendet në nevojë është ai i vërteti, ai i duhuri”.

Qytetarët e BB kanë rritur mbështetjen e tyre përbashkëpunimin rajonal dhe BE.

Barometri Ballkani ktregon se kjo mbështetje për bashkëpunim rajonal, povijon gjithnjë të rritet me 77% të qytetarëve, ndërsa69% e bizneseve e shohin cilësinë e bashkëpunimitrajonal si të rëndësishëm për biznesin e tyre. Në të njëjtën mënyrë, mbështetja për integrimin dhepranimin në BE është rritur ndjeshëm gjatë vititpandemik, megjithë ngadalësimin e procesit tëzgjerimit. 62% e të anketuarve e shohin anëtarësimin në BE si një gjë të mirë, ashtu si 66% e bizneseve.

Shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, 73% prej tyre, e perceptojnë BE-në si bllokun më të preferuar për tregti, ndërsa Bashkimi Europian kryeson vendin e parë si më mbështetësi, në përpjekjet për të luftuar pandeminë, duke ndihmuar rreth 43% të tëanketuarve përmes ndihmës mjekësore dhe financiare, shumë përpara Kinës, e cila ndihmon 14%, Turqisë 9% ose Rusisë 7%.

Komisioni Europian përmes Alessandra Viezzer vlerësoi rëndësinë e matjes e leximit të realitetit në rajon. Prezantimi vijoi me me panelin e diskutimit, të drejtuar nga Z. Tim Judah, gazetar dhe autor, korrespondent i Ballkanit për The Economist.

Pjesë e këtij paneli Z. Jim O’Brien, Këshilltar i Lartë në Këshillin Atlantik të Iniciativës së Evropës sëArdhshme, Z. Vessela Tcherneva, Zëvendës Drejtor, Shef i zyrës së Sofjes në Këshillin Evropian përMarrëdhëniet e Jashtme, Z. Corina Stratulat, Shef i Programit, Analist i lartë i Politikave në Qendrën e Politikave Evropiane, Z. Branimir Jovanovic, Ekonomist në Institutin e MarrëdhënieveNdërkombëtare të Vjenës dhe Z. Gentian Elezi, Konsulent i RCC për botimin e Barometrit Ballkaniknga Qendra Shqiptare për Konkurrencën dhe TregtinëNdërkombëtare (QSHKT). 

“Bizneset e Ballkanit Perëndimor vërejnë se atapadyshim do të përfitojnë nga udhëtimi nëpër rajon me karta identiteti, një marrëveshje që negociohet si pjesëe axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal. 61% e të anketuarve mbështesin këtë iniciativë, pasi udhëtimimidis disa prej ekonomive të rajonit po përballet me pengesa të mëtejshme. Marrëveshja Rajonale e Roaming ka ndihmuar gati gjysmën e të anketuarve tëkursejnë para në kostot e telefonit (48%). Kjo jep njëstimul pozitiv në prag të një ngjarje të rëndësishme: asaj të 1 korrikut, kur tarifat e roamingut do tëreduktohen në zero brenda rajonit,”- theksoi në fundin e  prezantimit Bregu.

(Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike barometri ballkani majlinda bregu barometri ballkani majlinda bregu

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2021, 10:41

TIRANË – Deputeti karizmatik, Selami Jenisheri, në seancën e sotme plenare, duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, bëri një thirrje ndaj Presidentit Meta, ...