Politike

Vdekja e pushuesve, Klosi: Hetim penal kur mungon roja e plazhit. Saranda s’mund të jetë profili i një diskoteke të hapur

24 Qershor 2021, 11:15 Nga DOSJA
Vdekja e pushuesve, Klosi: Hetim penal kur mungon roja e plazhit. Saranda

TIRANË- Blendi Klosi iu ka kërkuar operatorëve turistikë dhe pronarëve të plazheve private të marrin masat për të garantuar sigurinë e pushuesve gjatë sezonit turistik. Në një takim me Komitetin e Menaxhimit të Sezonit turistik, ministri i Turizmit tha se kush nuk ruan sigurinë e pushuesve, do të përballet me një hetim penal. 


“Çdo humbje jete në plazh shënon hapjen e një hetimi penal për poseduesin e plazhit provat apo pronarin e hotelit, në rast të mungesës së rojës së plazhit”,-tha Klosi.

Ministri foli edhe për Sarandën dhe indirekt rastin e “Orange Club”, që ishte hapur jashtë rregullave për pandeminë dhe edhe pse fasha orare ishte shkelur nuk u morën masa dhe ndodhi përplasja me armë zjarri ku u plagos biznesmeni Spiro Iljadhi. “Bizneset ta kenë të qartë fashat orare të kufizimit të muzikës. Zhurmat kanë qenë një problematikë e madhe në Sarandë dhe tashmë kjo nuk do të ndodh më. Saranda nuk mund të jetë profili  i një diskoteke të hapur, por i një qyteti mikpritës, kulturor dhe familjar’, tha Klosi, duke mos iu dhënë zgjidhje bizneseve por vetëm “urdhëra”. Kush i pengon autoritetet të ruajnë zbatimin e ligjit?

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike blendi klosi plagosja ne orange club sezoni turistik 2021 blendi klosi plagosja ne orange club sezoni turistik 2021

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2021, 10:41

TIRANË – Deputeti karizmatik, Selami Jenisheri, në seancën e sotme plenare, duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, bëri një thirrje ndaj Presidentit Meta, ...