Politike

Këshilli Bashkiak nuk dorëzohet! Fton Lelin të ballafaqohet më 30 qershor në teatrin “Petro Marko”, kryebashkiaku s’b

24 Qershor 2021, 11:28 Nga DOSJA
Këshilli Bashkiak nuk dorëzohet! Fton Lelin të ballafaqohet

VLORË– Këshilli Bashkiak i Vlorës nuk dorëzohet. Në një tjetër njoftim, Këshilli Bashkiak ka vënë në dijeni kryebashkiakun Dritan Leli që të paraqitet në datën 30 qershor në orën 10:00 në ambientet e teatrit “Petro Marko”. Pasi refuzuan Lelin për balafaqimin online, Këshilli Bashkiak ka kërkuar një tjetër takim përballë me kryebashkiakun.  

Në këtë mbledhje do të miratohet dhënia për ndihmën ekonomike, lista e familjeve dhe individëve që përfitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredive nga buxheti i bashkisë Vlorë, lista për fëmijët e familjeve me probleme të thella socialekonomike që do të frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet me drekë për një periudhë 6-mujore me të ardhurat e bashkisë, të cilat mbetën pezull pas mungesës së tyre në mbledhjene sotme.

Ndër të tjera në rendin e ditës, thuhet se kërkohet transparencë mbi vendimet e marra dhe urdhëruesit e pengimit të Këshillit Bashkiak për kryerjen e detyrës së tij në mbledhjet e parashikuara për t’u zhvilluar më datën 15 dhe 22 qershor 2021, raportim të Kryetarit të Bashkisë në lidhje me shqetësimin e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit etj. si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

Ndërsa Leli nuk ka rënë as këtë herë dakort për të zhvilluar përballjen me anëtarët e Këshillit Bashkiak. Pasi këta të fundit kërkuan përballjen fizikisht në datë 30 qershor në teatrin “Petro Marko”, Leli këmbëngul që mbledhja të zhvillohet online. Përmes një shkrese, kryebashkiaku liston nevojat e mbajtjes së mbledhjes kërkohet që ajo të zhvillohet në ‘Zoom’ të martën e ardhshme. Leli shton se duhen miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera. Sipas tij, përballja e anuluar që ishte planifikuar për sot online, është e pajustifikueshme.

Dritan Leli ka refuzuar më herët tre herë mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkak të masave anti-Covid që ishin planifikuar të mbaheshin në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” dhe në ambientet e Teatrit “Petro Marko” Leli i shmangu me “procedurë” mbledhjet e Këshillit Bashkiak, pasi sipas tij duhen respektuar masat anti-COVID. Pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë i dha lejen, Leli ka dashur të tregohet korrekt dhe ka preferuar të mos shkojë.

Ç’po ndodh mes Këshilli Bashkiak dhe kryebashkiakut Dritan Leli?

Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka kërkuar një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”,-është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli keshilli bashkiak i vlores perjashtimi i dritan lelit dritan leli keshilli bashkiak i vlores perjashtimi i dritan lelit

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2021, 10:41

TIRANË – Deputeti karizmatik, Selami Jenisheri, në seancën e sotme plenare, duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, bëri një thirrje ndaj Presidentit Meta, ...