Politike

Të huajt që duan të punojnë në Shqipëri, Ministri Çuçi: Do të pajisen me leje unike, vetëm një procedurë aplikimi

24 Qershor 2021, 11:23 Nga DOSJA
Të huajt që duan të punojnë në Shqipëri, Ministri

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, ka treguar se si do të lehtësohen procedurat për shtetasit e huaj të cilët duan të qëndrojnë dhe të punojnë në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri Çuçi tregoi risitë e projektligjit të ri dhe tha se të huajit do të pajisen me një leje unike dhe do të ketë një procedurë të vetme aplikimi.


Me legjislacionin e ri për të huajit po krijojmë procedura më të lehtësuara për lejet e qëndrimit duke shmangur burokracinë që në jo pak raste ishte bërë pengesë, sidomos për intevstitor të veçantë dhe fuqinë punëtore.  Ky projektligj adreson një nga mangësitë, duke integruar pajisjen me leje pune dhe qëndrimi në një dokument të vetëm.  Do të quhet leje unike. Kështu ne garantojnë një procedurë të vetme të aplikimit për të huajit që kanë për qëllim të qëndrojnë dhe punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, i cili u garanton të huajve një procedurë të vetme aplikimi, duke u kursyer kohë dhe shpenzime. Shtetas të huaj që kërkojnë qëndrim për arsye punësimi, përmes këtij ligji, do ti drejtohen vetëm një sporteli të emigracionit, dhe do dorëzojnë vetëm një dosje të vetme”, tha Çuçi.

Lajmi Kryesor: Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, katër institucine raportojë para ligjvënësve, diskutohet dhe një dekret i Metës, Shehu raporton shkeljet e gjetura nga KLSH: 2.2 miliardë lekë dëm ekonomik

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi seanca plenare 24 qershor 2021 bledi çuçi seanca plenare 24 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2021, 10:41

TIRANË – Deputeti karizmatik, Selami Jenisheri, në seancën e sotme plenare, duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, bëri një thirrje ndaj Presidentit Meta, ...