Politike

S’ka dakortësi! Pas propozimit të këshillit bashkiak, Leli kërkon tjetër përballje online: Më 29 qershor

24 Qershor 2021, 12:06 Nga DOSJA
S’ka dakortësi! Pas propozimit të këshillit bashkiak, Leli

VLORË– Kryebashkiaku Dritan Leli nuk ka rënë as këtë herë dakort për të zhvilluar përballjen me anëtarët e Këshillit Bashkiak. Pasi këta të fundit kërkuan përballjen fizikisht në datë 30 qershor në teatrin “Petro Marko”, Leli këmbengul që mbledhja të zhvillohet online.

Përmes një shkrese, kryebashkiaku liston nevojat e mbajtjes së mbledhjes kërkohet që ajo të zhvillohet në ‘Zoom’ të martën e ardhshme. Leli shton se duhen miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera. Sipas tij, përballja e anuluar që ishte planifikuar për sot online, është e pajustifikueshme.

“Pas anullimit të pajustifikuar të mbledhjes së sotshme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndiej për detyrë të thërras mbledhjen e muajit në datën 29 qershor për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera”- shkruan Leli në facebook.

Këshilli Bashkiak kërkon që mbledhja të bëhet më datë 30. Nuk dihet se si do të bien dakort të dyja palët për tu përballur.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli perjashtimi i dritan lelit dritan leli perjashtimi i dritan lelit

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2021, 10:41

TIRANË – Deputeti karizmatik, Selami Jenisheri, në seancën e sotme plenare, duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, bëri një thirrje ndaj Presidentit Meta, ...