Politike

Mimi Kodheli largohet nga Kuvendi! Mban fjalimin e ‘lamtumirës’: Nuk kam bërë mrekullira, por jam angazhuar maksimalisht

24 Qershor 2021, 10:18 Nga DOSJA
Mimi Kodheli largohet nga Kuvendi! Mban fjalimin e

TIRANË– Deputetja Mimi Kodheli ka mbajtur gjatë seancës së sotme plenare fjalën e saj të fundit në Kuvend, pasi nuk arriti dot të merrte mandatin në zgjedhjet e 25 prillit.

Kodheli e nisi fjalimin duke falenderuar të gjithë mbështetësit socialistë, deputetët, kolegët, madje edhe ‘kundërshtarët’. Ajo tha se nuk ka bërë mrekullira, por ka dhënë maksimimumin në punën dhe angazhimin e saj. Kodheli nuk harroi të falenderonte kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si bashkëpunues, mik dhe koleg, ndërsa në fund fjala e saj u shoqërua me duartrokitje nga e gjithë salla. Në fund të fjalimit të saj, Kodheli tha para deputetëve se shpreson që të shihet së shpejti me ta, duke bërë punë më të mira, dhe iu uroi atyre punë të mbarë në sesionin e ri parlamentar.


Fjala e Mimi Kodhelit në Kuvend:

Meqenëse kjo është fjala ime e fundit në këtë sallë si deputete, nuk dua të flas për atë që s’kemi ditur ta bëjmë, apo që nuk i kemi bërë fare. Është kohai  rregullon. Me gjithë të metat tona, ky institucion e kjo folotre mbeten më të rëndësishmet. Ndjej respect e përulje për kolegët që dhanë maksimumin e tyre për të përmbushur detyrën. Më lejoni, pa rënë në patetizëm, të tejçoj disa falenderime , faleminderit Gramoz Ruçi për lidershipin në politik dhe leksionin së fundmi, faleminderit kolegë socialist të legjislaturave. Faleminderit kolege, gra, vajza e nëna të shoqërisë shqiptare. Faleminderit kolegëve të tjerë të partive të tjera që kam bërë debate, kemi dialoguar. Faleminderit gjithë socialistëve e socialisteve nga Bjeshkët e Nemuna në Finiq. Faleminderit atyre qytetarëve, që më mbështetën, që me besimin tek unë kanë qarë e qeshur, janë lodhur e kanë bërë beteja, por dhe kanë festuar. Atyre të rinjve që kanë parë një model apo një shoqe, pavarësisht se në moshë isha sa nëna e tyre. Ndjesë të madhe të gjithë atyre të njohurve e të panjohurve që nuk i jam përgjigjur siç do të doja. Unë nuk kam bërë mrekullira, por misioni im ka qenë i qartë dhe angazhimi maksimal. Faleminderit Edi Rama për çfarë ke ditur të jesh, bashkëpuntor, mik dhe lider. Faleminderit për mundësinë për ti shërbyer atdheut, meqë jemi tek atdheu. Dy fjalë për të ardhmen. Duhet të kemi besim tek e ardhmja, të ardhmen që ia kemi borxh atdheut tonë të dashur e të patjetërsueshëm. Një mik thotë se dashuria për atdheun s’ka arsye, është e ngjizur. Ju ftoj ta duam vendin, pa arsye dhe ta dëgjojmë arsyetimin e njëri-tjetrit. Shqipëria ndodhet në një prej momenteve të rëndësishëm, çdo punë e bërë pa egoizëm, i bën mirë vendit. Shpresoj të shihemi së shpejt, duke bërë punë të mira dhe punë të mbarë sesionit të ri parlamentar.

Deputetja e PS-së Mimi Kodheli kandidoi në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, dhe ishte e 21-a në listën e Partisë Socialiste dhe nuk arriti të merrte votat e nevojshme për tu zgjedhur deputete. Kodheli ka më shumë se 20 vite në politikën aktive. Ajo mban postin e  zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Gjithashtu ajo është Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

LAJM KRYESOR: Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, katër institucine raportojë para ligjvënësve, diskutohet dhe një dekret i Metës, Shehu raporton shkeljet e gjetura nga KLSH: 2.2 miliardë lekë dëm ekonomik

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fjala e fundit e mimi kodhelit ne kuvend mimi kodheli seanca plenare 24 qershor 2021 fjala e fundit e mimi kodhelit ne kuvend mimi kodheli seanca plenare 24 qershor 2021

Sondazh

Poll