Politike

Qeveria kërkon të ‘gjejë’ kush pastron paratë, OJF-të bëjnë thirrje për projektligjin: Mos e miratoni, na dëmton pu

24 Qershor 2021, 10:06 Nga DOSJA
Qeveria kërkon të ‘gjejë’ kush pastron paratë,

TIRANË– Më shumë se 140 organizata jo fitimprurëse i kanë bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mos miratojnë sot projektligjin për krijimin e regjistrit elektronik të OJF-ve. Përmes një deklarate të përbashkët, OJF-të kërkojnë që projektligji të mos miratohet dhe Kuvendi të nis një diskutim për të gjetur konsensus. Organizatat besojnë se projektligji i ri ka gjasa që të dëmtojë punën e organizatave. OJF-të shtojnë më tej se mirëpresin ndryshimet në projektligj për të krijuar lehtësi në regjistrimin e tyre, por më tej ata shprehen se projektligji është shumë i paqartë.

“Për ne, organizatat e shoqërisë civile, projektligji cenon rëndë të  drejtën e organizimit vullnetar, parimin e proporcionalitetit në vendosjen e masave shtrënguese si dhe mbivendosjen e tyre, raportimin e dyfishtë dhe parimin e qartësisë ligjore. Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e krijimit të regjistrit elektronik, jo vetëm si një nevojë për të adresuar rekomandimet e ‘MONEY- VAL’-it, por mbi të gjitha si  një përmbushje e kërkesës  shumëvjeçare të vetë sektorit që mundëson vlerësimin e duhur të rolit dhe impaktit të punës së tij. Çdo nevojë për të adresuar detyrimet ndërkombëtare nga  ana e shtetit shqiptar, nuk duhet të cenojë të drejtën e grupeve të interesit për t’u dëgjuar dhe konsultuar  nëpërmjet një procesi efektiv. Megjithatë, projektligji duket shumë problematik dhe përmban dispozita të paqarta dhe të sfumuara që mund të prekin  lirinë e organizimit dhe të tkurrin veprimtarinë e sektorit. Në projektligjin e  propozuar vërehet si një  zhvillim pozitiv për legjislacionin fakti që synon të ulë barrën dhe koston e regjistrimit të organizatave jofitimprurëse, ndryshimeve në regjistrim apo ç’regjistrimit të tyre pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Megjithatë, ajo që bie fillimisht në sy nga relacioni shoqërues i projektligjit është fakti që nuk përmendet marrja si referencë e asnjë modeli apo modeleve ligjesh të ngjashme të vendeve të Bashkim-it Europian në hartimin e tij. Në projektligj përmenden rekomandimet e  “MONEYVAL”-it, i cili për shkak të specifikave dhe fushës që mbulon ka evidentuar disa çështje që kanë të bëjnë me parandalimin e financimit nga terrorizmi në sektorin e OJF-ve, por në vlerësimin tonë, këto rekomandime kryesisht i referohen politikave të vendit (pra, jo detyrimisht kërkohen ndryshime të natyrës legjislative) dhe jo detyrimisht duhet të sjellin ndryshimin e një ligji të tërë dhe  as nuk mund të përgjithësohen për çdo aspekt të regjistrimit të organizatave,”- shkruhet në reagimin e mbi 20 OJF-ve në procesin e konsultimit publik.

Po çfarë thotë projektligji për krijimin e regjistrit elektronik të OJF-ve? 

Projektligji “Për Regjistrimin e Organizatave Jofit- imprurëse” që është futur në seancën e sotme plenare synon të krijojë një regjistër qendror elektronik të organizat- ave jofitimprurëse. Projektligji është një nismë e Këshillit të Ministrave dhe në relacionin e tij thuhet se këto ndryshime janë bërë pas rekomandimit të “MONEYVAL”-it për  parandalimin e pastrimit të  parave.

Relacioni i projekligjit: Nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër pastrimit të  parave dhe financimit të terrorizmit (MONEYVAL) është vlerësuar dhe rekomanduar krijimi i regjistrit elektron- ik dhe përmirësimi i procedurave të regjistrimit të OJF- ve. Në Rekomandimet e Raportit është vlerësuar se vendi ynë nuk ka ndonjë politikë të qartë për të promovuar llogaridhënien, integritetin dhe besimin publik në administrimin dhe menaxhimin e OJF-ve, duke pasur një qasje të kufizuar ndaj sektorit të OJF-ve dhe komunitetit të donatorëve për çështjet e financimit nga terrorizmi. Në raport cilësohet ndër të tjera se nuk ka asnjë dokument mbi praktikat më të mira që të jetë hartuar nga Shqipëria me përfshirjen e  OJF-ve, si dhe nuk janë ndër- marrë hapa për promovimin, mbikëqyrjen e riskut ose monitorimin e OJF-ve. Prandaj, kjo nismë sigurisht vjen edhe nga rëndësia e përmbushjes së Rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve të “MONEYVAL”- it lidhur me këtë fushë.

LAJM KRYESOR:Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, katër institucione raportojë para ligjvënësve, diskutohet dhe një dekret i Metës, Shehu raporton shkeljet e gjetura nga KLSH: 2.2 miliardë lekë dëm ekonomik

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seanca plenare 24 qershor 2021 seanca plenare 24 qershor 2021

Sondazh

Poll