Politike

Vendimi për negociatat, Balla: Shqipëria i ka plotësuar pritshmëritë! Raportimi i KLSH dhe ILDKPI: Të rritet bashkëpunimi

24 Qershor 2021, 09:50 Nga DOSJA
Vendimi për negociatat, Balla: Shqipëria i ka plotësuar

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar ditën e sotme vendimin e Bashkimit Europian për të mos caktuar një datë për konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e tij në Kuvend Balla, tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë e familjes europiane.


“Ishte një pamundësi e Këshillit Europian për përcaktimin e një date.  Shqipëria i përmbushur të gjitha kushtet për tu mbajtur ky event formal i fillimit zyrtar të bisedimeve për anëtarësim. Tashmë të gjitha vendet anëtare, edhe ato që kanë qenë më skeptike, janë vlerësuara për atë që Shqipëria ka arritur. Ne jemi në kushtet e ecjes drejt përmbushjes së pritshmërive për Shqipërinë në familjen europiane. Por, siç e kemi thënë edhe më parë, është shumë e vështirë që të gjendet konsensus unanim. Shpresa jonë është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë një zgjidhje, pasi të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari”, tha Balla.

Për raportimin në Kuvend të dy institucioneve, KLSH dhe ILDKPKI, Balla tha se mazhoranca është përgatitur për të rritur performancën e tyre në dobi të transparencës dhe llogaridhënies dhe bashkëpunimin me SPAK.

Mazhoranca e konsideron KLSH-në një institucion shumë të rëndësishëm, gjithnjë kanë qenë aty njerëz të PD-së si drejtues.  Ne na intereson një KLSH krejtësisht i pavarur. Ne duhet të rrisim kapacitetet e këtij institucioni, dhe në Kuvendin e Shqipërisë të kemi edhe nënkomisionin përkatës.  Çlirimi i këtij institucioni nga pengmarrja e një përfaqësuesi politik është gjëja më e mirë. Dua ta nxis këtë institucion të jetë më aktiv në auditimin e çdo qindarke në këtë vend.  Edhe ILDKPKI-në ne e kemi mbështetur me një legjislacion më të plotë. Duam që transparenca të vijojë dhe të rritet forca e bashkëpunimit me SPAK që të gjitha rastet  që ILDKPKI raporton ën prokurori të hetohen ashtu siç duhet“, tha Balla.

LAJM KRYESOR: Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, katër institucine raportojë para ligjvënësve, diskutohet dhe një dekret i Metës, Shehu raporton shkeljet e gjetura nga KLSH: 2.2 miliardë lekë dëm ekonomik

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seanca plenare 24 qershor 2021 taulant balla seanca plenare 24 qershor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll