Aktualitet

Ankimoi vendimin për dënimin me dy vite burg, caktohet trupi gjykues i Adriatik Llallës në Gjykatën e Apelit

24 Qershor 2021, 08:28 Nga DOSJA
Ankimoi vendimin për dënimin me dy vite burg, caktohet trupi gjykues i

TIRANË– Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Mësohet se çështja e Llallës do të ketë kryesuese gjyqtaren Netina Kosova. Anëtarët e tjerë që do e gjykojnë janë Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Më 3 qershor, ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ankimoi vendimin për dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë, pasi gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 20 maj me 2 vite burg. Përveç dënimit me burg, GJKKO ka vendosur që Llalla të mos mbajë për 5 vite poste publike. Ndërsa po ashtu sekuestro i është vendosur edhe pasurisë së tij. Vendimi i GJKKO do të shkojë në Apel, i cili ose do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ose do të marrë një vendim të ri.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla denohet adriatik llalla adriatik llalla denohet adriatik llalla

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2021, 07:20

TIRANË– Arsan Demaj, një efektiv i Gardës së Republikës së Shqipërisë që shërben si shoqërues i njërit prej komisionerëve, tek Komisioni i Pavarur i ...