Sport

Valencia thyen Barcelonën dhe ngre kupën, Messi shënon emrin në histori

26 Maj 2019, 15:16 Nga DOSJA
Valencia thyen Barcelonën dhe ngre kupën, Messi shënon emrin

SPANJË- Pas 4 vitesh radhazi që Barcelon fiton trofeun e kupës së mbretit, si duket ia ka lënë radhën Valencias.

Valencia ka arritur të triumfojë në Benito Villamarin të Sevillas, me shifrat 2-1, duke ngritur pas trofeun e Kupës së Mbretit.

Pavarësisht përqindjes së mbajtjes së topit, ku Barcelona ishte më mirë në pjesën e parë, Valencia u shfaq më e rrezikshme, duke shënuar golin e parë në minutën e 22-të të takimit me anë të Kevin Gameiro. U deshën vetëm 11 minuta, që rezultati të dyfishohej me anë të Rodrigos, për të shkuar kështu në pushimin mes pjesëve.

Pas rikthimit në fushën e blertë, Barcelona u shfaq më kërkuese, dhe në minutën e 73-të, Messi arriti të gjejë rrugën e rrjetës, duke ngushtuar rezultatin, por sërish pa sukses, pasi mbrojtja kundërshtare bëri të sajën, duke arritur që në fund të lojës të jetë ajo triumfuese.

Pavarësisht kësaj, Mesi me golin e shënuar hyri në histori, pasi kjo është finalja e 6 që shënon në këtë kompeticion.

Pas Championsit, Barcelona dështon kështu edhe në Kupën e mbretit, duke treguar, se nuk është më e njëjta.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona kupa e mbretit messi barcelona kupa e mbretit messi

Sondazh

Poll