Sport

Bie poshtë ideja për Botërorin me 48 shtete, “Katar 2022” do luhet me formulën e vjetër

23 Maj 2019, 07:05 Nga DOSJA
Bie poshtë ideja për Botërorin me 48 shtete, “Katar

Kupa e Botës do të vijojë të luhet me 32 skuadra edhe në Botërorin “Katarit 2022”. Lajmi ësht ëbërë i ditur nga vetë institucioni më i lartë i futbollit  FIFA, e cila ka hedhur poshtë idenë se ky kompeticion do të luhet me 48 skuadra.

Por mediat e huaja bëjnë me dije se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka qenë i mendimit që ndryshimet të beheshin që për Botërorin e Katarit, por ideja e tij është kundërshtuar nga anëtarët e tjerë.

Edhe në faqen zyrtare të FIFA shkruhet se është marrë vendimi, ndërsa zyrtarisht Infantino do të njoftojë vendimin në mbledhjen e kongresit të FIFA-s më 5 qershor në Paris dhe Kupa e Katarit do të mbetet si një kompeticion me 32 ekipe.

Megjithatë ideja që ky turne të ketë 48 skuadra nuk ka vdekur ende, pasi pritet që në vitin 2026 formula të ndryshohet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport boterori katar 2022 boterori katar 2022

Sondazh

Poll