Sport

“Çmendet” Juventus, zëvendësuesi i Allegrit është Pep Guardiola me një pagë marramendëse

24 Maj 2019, 14:18 Nga DOSJA
“Çmendet” Juventus, zëvendësuesi i Allegrit

ITALI- Skuadra e Juventusit në Itali, si duket e ka gjetur zëvendësuesin e Massimmiliano Allegrit në stolin bardhezi.

Agjencia italiane e lajmeve AGI, shprehet se pas një investigimi të saj ka mësuar se Pep Guardiola, drejtuesi i clubit angles të Manchester City-t, do të jetë trajneri i ardhshëm i “Zonjës së Vjetër”. I njëjti burim bën me dije se Guardiola dhe Juventus do të kenë një kontratë 4-vjeçare, dhe njëë pagë prej 24 milionë euro në sezon.

Sipas AGI, kontrata mes palëve do të firmoset më 4 qershor, ndërsa më 14 qershor, do të bëhet prezantimi i tij në “Allianz Stadium”, datë në të cilën stadiumi thuhet se do të jetë i mbyllur për arsye komerciale.

Sa i vërtetë është ky lajm, duhet të presim edhe pak ditë, ndëra për stolin bardhezi janë përfolur shumë emra, mes të cilëve edhe ai i Mauricio Sarri, i cili drejton blutë e Londrës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventusi pep guardiola juventusi pep guardiola

Sondazh

Poll