Sport

Klubi skocez i interesuar për talentin shqiptar në Tottenham, Albert Rachi

23 Maj 2019, 18:22 Nga DOSJA
Klubi skocez i interesuar për talentin shqiptar në Tottenham, Albert

Sipas Evening Times, Rangers-at skocez janë në kërkim të djaloshit të talentuar shqiptar, Albert Rachi , i cili u zhvendos në veri të Londrës vitin e kaluar dhe është diplomuar në Akademinë ‘Eurostar.’ Ai luan me të rinjtë e Tottenham Hotspur, në një përpjekje për të rritur akademinë e tyre.

Në vitet e fundit, skuadra skoceze e Premiershipit ka investuar shumë për të forcuar sistemin e tyre të të rinjëve, duke shpresuar që të zhvillojë lojtarë të aftë për të luajtur në ekipin e lartë.

Rachi, i cili u bashkua me ekipin Spurs Under-16 në 2018, është në radarin e tyre për sezonin e ardhshëm. Ai ka luajtur për Shqipërinë në nivelin e të rinjve në Kombëatren Kuqezi në një fitore 1-0 kundër Azerbajxhanit në Qualifiers Europian Under 17.

‘Blues Light’ kanë qenë të suksesshëm gjtihashtu në nivelin e të rinjve, duke fituar kupën argjendi në një numër të grupeve të moshave të ndryshme.

Menaxheri i Rangers, Steven Gerrard ka ruajtur gjithashtu talentet e klubit të ardhshëm, duke i provuar edhe me ekipin. Mbetet për t’u parë nëse Rangers mund ta rrëmbejnë Rachin nga Tottenham.

Burimi:Inside Futbol

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport albert rachi steven gerrard tottenham albert rachi steven gerrard tottenham

Sondazh

Poll