Sport

Marcello Lippi trajner i ri i Kinës, nënshkruan marrëveshjen me aziatikët

24 Maj 2019, 07:54 Nga DOSJA
Marcello Lippi trajner i ri i Kinës, nënshkruan marrëveshjen me

KINË- Trjaneri i njohur italian, Marcello Lippi tashmë është zyrtarisht trjaneri i ri i kombëtares së Kinës. Nënshkrimi i marrëveshjes mes tij dhe Federatës së Futbollit në Kinë është bërë sot.

Lippi do të ulet në pankikën e kombëtares kineze, për të përgatirur skuadrën për Botërorin “ Katar 2022”. Kujtojmë se kjo ësthë hera e dytë që ish-trajneri i Italisë ka marrë në drejim stolin e Kinës, pasi ka qëndruar aty për më shumë se dy vite, para se të largohej në janar pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Azisë.

Lippi u zëvendësua nga Fabio Cannavaro, i cili dha dorëheqje muajin e kaluar për t’u fokusuar vetëm te Guangzhou Evergrande Taobao. Lippi është një emër i njohur me trajnerëve më të mirë të botës, dhe ai mbi supe mban Kupën e Botës të fituar me Italinë në vitin 2006.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport boterori katar 2022 kombetarja e kines marcello lippi boterori katar 2022 kombetarja e kines marcello lippi

Sondazh

Poll