Sport

Edy Reja me “dhimbje koke”, sulmuesi Manaj dëmtohet dhe rrezikon sfidat e qershorit

25 Maj 2019, 14:10 Nga DOSJA
Edy Reja me “dhimbje koke”, sulmuesi Manaj dëmtohet dhe

TIRANË- Edy Reja ka marë një lajm të keq në prag të dy sfidave ndaj Islnadës dhe Moldavisë. Sulmuesi Rei Manaj rrezikon që të mos jetë i gatshëm që të luajë në këto dy ndeshje, pasi sot ka pësuar një dëmtim teksa po stërvitej.

Manaj dhe pse ishte një ndër të përzgjedhurit e italianit, fati nuk është në krahun e tij. Ai nuk është grumbulluar as për sfidën që skuada e tij Albasete do të luajë në Spanjë.

Lushnjari shihej si një ndër sulmuesit kryesor, pasi këtë sezon në Spanjë ai është aktivizuar në 26 ndeshje dhe ka mundur të shënojë 6 gola, duke u shndërruar në këtë mënyrë në një titull të padiskutueshëm.

Kujtojmë se një tjetër futbollistë, Thoma Strakosha, nuk do të jetë nën urdhërat e teknikut të kuqezinjve, pasi dhe ky është i dëmtuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edy reja eleminatoret kombetarja e shqiperise rei manaj edy reja eleminatoret kombetarja e shqiperise rei manaj

Sondazh

Poll