Sport

U akuzua për përdhunimin e ish-gruas së shqiptarit, Cristiano Ronaldo nuk i shpëton gjyqit. Avokatët ‘në sulm’

24 Maj 2019, 09:51 Nga DOSJA
U akuzua për përdhunimin e ish-gruas së shqiptarit, Cristiano

Vite më parë, ish-modelja Kathryn Mayorga hodhi akuza të forta ndaj futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, duke pretenduar se e kishte përdhunuar. Kjo çeshtje u përfol gjatë dhe në mediet shqiptare për faktin se gruaja në fjalë kishte qenë e martuar me një barist shqiptar që jetonte prej vitesh në Amerikë.

U duk sikur u la pas kjo çeshtje, por kësaj radhe avokatët e Kathryn Mayorga i kanë gjurmuar adresën Cristiano Ronaldos, të cilët avokatët e futbollistit ishin munduar ta mbanin sekrete.

Ylli i Juventusit mohon përdhunimin e ish-modeles, Kathryn Mayorga në një hotel në Las Vegas

Sulmuesi i Juventus kundërshton me forcë pretendimet se sulmoi ish-modelen, Kathryn Mayorga në një hotel në Las Vegas dhjetë vjet më parë

Avokatët e zonjës Mayorga, nisën ‘të sulmonin’ superstarin e futbollit në tetor, kur policia amerikane rihapi rastin.

Ekipi ligjor i Ronaldos ka qenë duke u përpjekur të heqë dorë nga rasti dhe gazetat thonë se avokatët e futbollistit nuk kanë pranuar të ndihmojnë në gjetjen e shtëpisë së tij.

Por tani, adresa e 34-vjeçarit në Turin, në Itali është gjetur më në fund, pas një gjurmimi përmes të dhënave të pronave, të mbajtura nga Autoriteti Qendror i Italisë, ka raportuar “The Mirror”.

Avokatët që përfaqësojnë ish- modelen, Mayorga pritet të dërgojnë dokumentin e thirrjeve gjyqësore në javët e ardhshme, sapo të përkthehet.

Një zëdhënës i Ronaldos nuk pranoi të komentojë mbrëmë, por këmbënguli që pretendimet e lëshuara ishin “krejtësisht të rreme”.

Si u takuan Cristiano Ronaldo dhe Kathryn Mayorga?

 Zonja Mayorga u takua me Ronaldon në klubin e natës në Las Vegas në vitin 2009. Sipas një videoje, ata po kërcenin në zonën VIP të klubit të natës “Rain”,  brenda “Palms Casino Resort” ku edhe punonte 25-vjeçarja, zonja Mayorga.

Ajo pretendoi se ylli i futbollit e përdhunoi atë në suitë luksoze dhe pranoi se ajo “ndihej e frikësuar”.

Ronaldo mohon me forcë pretendimet shpërthyese. Në kohën kur u shfaqën këto akuza, futbollisti u përgjigj: “Unë mohoj fuqishëm akuzat që po lëshohen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër çdo gjëje për të cilën jam dhe besoj. I prirur për të qartësuar emrin tim, unë refuzoj të ushqehem me spektaklin e krijuar nga njerëz që duan të promovojnë veten e tyre me shpenzimet e mia”.

Burimi: The Sun

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo futbollist kathryn mayorga perdhunim cristiano ronaldo futbollist kathryn mayorga perdhunim

Sondazh

Poll