Politike

Padia e Voltana Ademit kundër Bindjes Demokratike, Erind Mërkuri: Gjykata nuk mund ta shqyrtojë këtë vendim… Presidenti n

23 Qershor 2021, 18:14 Nga DOSJA
Padia e Voltana Ademit kundër Bindjes Demokratike, Erind Mërkuri:

TIRANË– Ende vijon të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese çështja e vlefshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Një tjetër çështje që po diskutohet në këtë seancë ‘maratonë’ është dhe si edhe padinë e Voltana Ademit kundër Bindjes Demokratike.

Voltana Ademi, në cilësinë e kryetares së Shoqatës të Bashkive Shqiptare ngriti padi kundër Bindjes Demokratike, duke pretenduar se kjo e fundit nuk u regjistrua në kohë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Erind Mërkuri, përfaqësuesi i BD-së në Gjykatën Kushtetuese, thotë se nuk ka arsye që shoqata t’i drejtohet Kushtetuses para se të shfrytëzojë rrugët e tjera ligjore.

“Nuk mund të ketë shoqatë, që sjell zgjedhjet në kushtetuese pa shfrytëzuar rrugët e tjera. Gjykata kushtetuese nuk është mjet alternativ duhet të ishin shfrytëzuar rrugët e tjera ligjore. Ketu nuk mund të shqyrtohet ligjshmëria e organeve të caktuara.Jemi të mendimit që gjykata nuk mund të shqyrtoj këtë vendim. Dekreti i presidentit është mbi apo nën ligjet?? Ne gjykojmë se është nën ligjet. Ne çdo rast dekreti i presidentit duhet të ketë hierarkinë e akteve dhe kushtetutës. A është në të drejtën e presidentit të shmangin ligjet, dhe nuk ka tagra që ti shmangi ligjet. Presidenti nuk ka vepruar në parim me Kushtetutën. Institucionet e tjera ecën duke zbatuar vendimin e gjykatës kushtetuese”, tha Merkuri.

‘Zgjedhjet lokale’/ Gjykata Kushtetuese në ‘testin’ e radhës, nis shqyrtimi i padisë së Voltana Ademit, rrëzohen 2 kërkesat e qeverisë për pushimin e çështjes (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erind merkuri kushtetuesja per zgjedhjet lokale voltana ademi zgjedhjet lokale të 30 qershorit erind merkuri kushtetuesja per zgjedhjet lokale voltana ademi zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2021, 18:08

SHKODËR– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci tha sot nga Shkodra se Shqipëria do të mbikqyret nga dronë super inteligjentë.Në ceremoninë e inagurimit t...