Politike

‘Keni bërë hap madhështor’/ Ambasadori Soreca në Gjykatën e Lartë, takohet me Sokol Sadushin

23 Qershor 2021, 18:12 Nga DOSJA
‘Keni bërë hap madhështor’/ Ambasadori Soreca në

TIRANË– Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka takuar sot zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin.  Në njoftimin për shtyp, theksohet se gjatë takimit u diskutua mbi aktivitetin e deritanishëm të gjykatës, sfidat më të cilat ajo përballet vazhdimisht, si edhe punën e kryer në drejtim të uljes së numrit të çështjeve të prapambetura, zbatimit të kërkesave kushtetuese e ndryshimeve të fundit procedurale ligjore për përmirësimin e situatës në këtë institucion, me qëllim krijimin e një klime besimi tek qytetarët.

Gjatë takimit Sadushi siguroi Sorecën se tashmë Gjykata e Lartë, pas një viti, është më e vetëdijshme në atë se çfarë i nevojitet asaj, dhe të gjithë gjyqtarët e kësaj gjykate janë sot më besimplotë për të arritur rezultatet e pritshme.

“Sigurisht ardhja e gjyqtarëve të rinj, për të plotësuar më tej trupën gjyqësore është e domosdoshme për të rritur eficencën e Gjykatës së Lartë e cila paralelisht do të bëjë të mundur edhe përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, kjo gjykatë shpalli pak kohë më parë edhe nisjen e procedurave për tre vendet vakantë në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur vijimin e këtij procesi të rëndësishëm pa vonesa dhe në kohë,”-tha ai.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Gjykatës së Lartë, ambasadori i BE-së Luigi Soreca vlerësoi maksimalisht punën e kryer deri tani nga Gjykata e Lartë duke e quajtur atë një hap madhështor që ka hedhur kjo gjykatë dhe anëtarët e saj.

Duke përmendur ndryshimet e fundit procedurale ligjore, ambasadori Soreca vlerësoi faktin së ato janë një ndihmë konkrete për mbarëvajtjen e procesit të shqyrtimit të çështjeve në gjykatë, e cila në këtë mënyrë bëhet edhe më eficente në punën e saj. Funksionimi normal i Gjykatës së Lartë, me ardhjen edhe të anëtarëve të saj të rinj, sjell padyshim edhe plotësimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gjykata e lartë luigi soreca sokol sadushi gjykata e lartë luigi soreca sokol sadushi

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2021, 18:08

SHKODËR– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci tha sot nga Shkodra se Shqipëria do të mbikqyret nga dronë super inteligjentë.Në ceremoninë e inagurimit t...