Politike

KQZ i njeh mandatin Gramoz Ruçit, i larguari nga politika do futet në Kuvend në muajin shtator, por nuk bën betimin, kush ia

23 Qershor 2021, 12:37 Nga DOSJA
KQZ i njeh mandatin Gramoz Ruçit, i larguari nga politika do futet

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi sot rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, dhe ndau mandatet e deputetëve. Mes tyre Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi certifikoi edhe mandatin e deputetit Gramoz Ruçi, pavarësisht se ai ka dha dorëheqjen nga politika, në Kongresin e Partisë Socialiste që u mbajt më 12 qershor.

Ruçi pritet që të paraqitet në seancën plenare në shtator, por nuk do ta bëjë betimin, pasi karrigen e tij do ta zërë dikush tjetër. Sipas renditjes së listës së qarkut të Fierit, në vend të Ruçit, posti i deputetit, i takon kandidates Mirela Pitushi.

Gramoz Ruçi dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PS. Gjatë fjalës në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS, ai deklaroi fundin e karrierës së tij politike prej 3 dekadash.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gramoz ruci kqz 23 qershor 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 gramoz ruci kqz 23 qershor 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll