Politike

Hapja e negociatave me Shqipërinë, Varhelyi: Prioritet kryesor gjatë presidencës sllovene!

23 Qershor 2021, 11:33 Nga DOSJA
Hapja e negociatave me Shqipërinë, Varhelyi: Prioritet kryesor

BRUKSEL– Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar pas bllokimit të Bullgarisë në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme të BE, që çoi në shtyrjen e datës së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me anë të një postimi në Twitter, Varhelyi thekson se puna do të vijojë me intensitet në Presidencën sllovene të BE e cila nis në korrik, për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, teksa thekson se ajo do të ketë prioritet kryesor.

Reagimi i Oliver Varhelyit:

Kur flitet për Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut, shumë është bërë gjatë muajve të fundit e është arritur një progress i dukshëm. Jemi në hapat e fundit dhe do të vazhdojmë të punojmë me Presidencën sllovene të BE për ta përmbyllur këtë çështje: ne duhet të hapim Konferencat e I-rë Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe kjo duhet të ketë prioritet.

Në takimin e djeshëmministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk ranë dakord për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të problemeve mes Sofjes dhe Shkupit. Tashmë gjithçka do spostohet në shtator, kur presidencën e radhës do ta ketë Sllovenia.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be mblidhet këshilli i europës integrimi i shqiperise ne be mblidhet këshilli i europës

Sondazh

Poll