Aktualitet

Në prani të djalit! Publikohet MOMENTI I VRASJES së Liljana Buzos, i shoqi e qëllon me kallashnikov në derën e Gjykatës,

22 Qershor 2021, 11:50 Nga DOSJA
Në prani të djalit! Publikohet MOMENTI I VRASJES së Liljana

ELBASAN– Videoja që po shikoni tregon momentin e vrasjes së Liljana Buzos nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo, ngjarje e ndodhur në mesditën e datës gjashtë maj, në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre.

Pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë momentin kur Buzo afrohet pranë të shoqes me të cilën përleshet fizikisht për disa sekonda. Mes tyre futet dhe një tjetër person, djali i çiftit, por kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje Buzos.

Pas pak sekondash përplasje, Buzo e qëllon të shoqen me armë zjarri dhe e lë të vdekur. Liljana Buzo mbërriti e pajetë në spital. Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat. Liljana Buzo la pas tre fëmijë, ndërsa ish-efektivi i policisë, 58-vjeçari Koço Buzo, është pas hekurave e është lënë në burg.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koço buzo liljana buzo koço buzo liljana buzo

Sondazh

Poll