Politike

Michael Roth: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e çeljes së negociatave, të përmbushim detyrimet ton

22 Qershor 2021, 11:07 Nga DOSJA
Michael Roth: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në

LUKSEMBURG- Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, ka kërkuar që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.Përmes një postimi në ‘Tëitter’, teksa po diskutohet në Bruksel në mbledhjen e Këshillit Europian për vendosjen e datës së konferencës së parë ndërqeveritare për dy vendet, Roth shkruan se çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara. Roth nënvizon se duhen përmbushur detyrimet e BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postimi i Michael Roth: 

Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë  përpara. Le të mendojnë në mënyrë strategjike dhe të kuptojnë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Faleminderit.

Please. Let bilateral issues be handled bilaterally, without blocking the entire ?? moving forward. Let’s think strategically and realise: need to fulfill our obligations towards #Albania??& #NorthMacedonia ?? NOW + have no interest in leaving strategic vacuum there. Thank you.

— Michael Roth MdB ?? (@MiRo_SPD) June 22, 2021

Reagimi i Roth vjen pasi Bullgaria vijon të këmbëngulë në veton ndaj Shkupit, gjë që mban peng Maqedoninë e Veriut dhe nuk i jep dritën jeshile për integrimin evropian. Ky vendim i Bullgarisë pengon edhe Shqipërinë sepse vendimi do të jepet për të dyja shtetet. Këshilli Evropian pritet të vendosë sot datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Pas mbledhjes së sotme në Luksemburg, pritet të zhvillohen diskutime në Bruksel në datat 24 dhe 25 qershor.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be këshilli europian per shqiperine michael roth integrimi i shqiperise ne be këshilli europian per shqiperine michael roth

Sondazh

Poll