Politike

30 vjet nga vizita e Baker, Ambasada e SHBA-ve: Doli para turmës, u tha se Liria Funksionon

22 Qershor 2021, 10:58 Nga DOSJA
30 vjet nga vizita e Baker, Ambasada e SHBA-ve: Doli para turmës, u tha se

TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka kutjuar vizitën e zyrtarit të parë të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara që vizitoi Shqipërinë pas periudhës së saj të gjatë të Izolimit. Në një status në Facebook, Ambasada e SHBA-ve shkruan se më 22 qershor 1991, qindra mijëra shqiptarë u derdhën në sheshin kryesor të Tiranës duke brohoritur “SHBA! SHBA”!

Në status ku ka dhe foto nga ky takim shkruhet se Baker iu drejtua turmës së entuziazmuar, duke ju thënë njerëzve, “Në emër të Presidentit Bush dhe popullit Amerikan, unë jam sot këtu për t’ju thënë: Liria funksionon.”

Statusi i plotë: SI SOT NË HISTORI | Sot, ne përkujtojmë 30 vjetorin e zyrtarit të parë të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara që vizitoi Shqipërinë pas periudhës së saj të gjatë të Izolimit. Më 22 qershor 1991, qindra mijëra shqiptarë u derdhën në sheshin kryesor të Tiranës duke brohoritur “SHBA! SHBA”! Sekretari i Shtetit James A. Baker III iu drejtua turmës së entuziazmuar, duke ju thënë njerëzve, “Në emër të Presidentit Bush dhe popullit Amerikan, unë jam sot këtu për t’ju thënë: Liria funksionon. Më në fund, ju jeni të lirë të keni mendimet tuaja Më në fund, ju jeni të lirë të thoni atë që mendoni. Më në fund, ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj… Mirësevini në shoqërinë e burrave dhe grave të lirë kudo, ashtu siç Krijuesi ynë donte që ne të ishim. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”. Sot, 30 vjet më vonë, Shqipëria është akoma me Shtetet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara janë ende me Shqipërinë, krah për krah!

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ambasada e shba-ve ne tirane ambasada e shba-ve ne tirane

Sondazh

Poll