Bota

Zgjedhjet brenda PDK-së, Buzhala: Citaku është zgjedhja më e mirë, ajo bën dallimin

22 Qershor 2021, 08:24 Nga DOSJA
Zgjedhjet brenda PDK-së, Buzhala: Citaku është zgjedhja më e

KOSOVË- Analisti Berat Buzhala ka komentuar vendimin e zgjedhjeve të brendshme të PDK-së. Në një postim në Facebook, Buzhala shkruan se Vlora Çitaku duhet që të zgjidhet në krye të kësaj partie, nëse PDK-ja dëshiron që të ngrihet dhe të jetë konkuruese e  denjë në zgjedhjet e përgjithshme. Ai ka shtuar se Çitaku bën dallim nga të gjithë garuesit e tjerë, pasi mund të ngjallë bazën e partisë.

Postimi i plotë:

PDK i shpalli zgjedhjet per kryetar, une e kisha zgjedhe Vlora Citakun. Nese ky subjekt politik deshiron me qene konkurrues serioz per zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme, kurdo qe ato mbahen, atehere themelin duhet me e qite te forte ne keto zgjedhje. Nese vazhdojne me improvizu, atehere renien e kane te sigurte. Nese vazhdojne me vizionin Hashes e Kadrise, pa Hashen e Kadrine ketu, prape renien e kane te sigurte. Ne PDK munden me e bo nje ekip te mire, mirepo me qene une votues i ketij subjekti, une mendoj qe e kisha kerku Vlora Citakun per kryetare te partise. Sigurisht qe jam pak nervoz me te, qysh gjate gjithe kesaj kohe me shume ka nejt ne deti se ne Prishtine, por megjithate Vlora e ben dallimin. Nje zgjedhje e saj, duke e pasur dore te djathte Memlin dhe Gent Caken, duke i pasur ne ekip Uranin dhe shume te tjera brenda kesaj partie, une jam i bindun qe e kish ngjalle bazen e partise. Mos te harrojme, nje gru ne krye te nje subjekti te rendesishem politik, sic eshte PDK, do te ishte lajm atraktiv. A eshte e veshtire? Ma veshtire qe me u ngjite ne Himalaje me nje thes te cementit ne shpine. A ia kish vlejte? PO.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet brenda PDK-së, caktohet data, më 3 korrik do të zgjidhet kryetari i ri, emrat që pritet t’i hyjnë garës janë Vlora Çitaku dhe Gent Cakaj, Hoxhaj: Na priftë e mbara

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora berat buzhala vlora citaku zgjedhjet brenda pdk berat buzhala vlora citaku zgjedhjet brenda pdk

Sondazh

Poll