Bota

Hoxhaj pas vendimit të Kryesisë për zgjedhjet brenda PDK-së: Me ndryshimin e shoqërisë duhet të ndryshojmë edhe ne

22 Qershor 2021, 07:35 Nga DOSJA
Hoxhaj pas vendimit të Kryesisë për zgjedhjet brenda PDK-së:

KOSOVË- Kryetari aktual i PDK-së Enver Hoxhaj ka komentuar vendimin e kryesisë së partisë për zgjedhjet e brendshme. Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se në 8 muajt si kryetar i PDK-së është takuar me shumë njerëz si dhe ka biseduar me të për të ardhmen e partisë. Hoxhaj ka thënë se si partia më e madhe opozitare që janë ata kanë për detyrë që t’i japin fund debateve të brendshme dhe të ecin përpara. Më poshtë, ai ka shkruar se PDK-ja duhet që të ndryshojë në funksion të qytetarëve, por duke kujtuar gjithmonë themeluesit e saj.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë të PDK-së. Pas një debati të gjatë në të gjitha nivelet e partisë, sot edhe përfundimisht Kryesia e PDK-së ka marrë vendim për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të partisë, të shtunën, me 3 korrik. Mohimi i padrejtë që PDK të ketë në gjirin e saj Kadri Veselin, pas aktakuzave të pabaza ndaj tij, solli një situatë sa të rëndë emocionale, aq edhe të vështirë në ecjen e partisë. Në këto 8 muaj të udhëheqjes së partisë si Ushtrues i Detyrës së Kryetarit, kam takuar dhjetëra e qindra aktivistë, themelues, qytetarë e struktura nëpër të gjithë Kosovën. Kam dëgjuar me vëmendje e kërshëri secilin opinion e propozim për rrugën që duhet të ndjekë PDK-ja në të ardhmen. Prandaj, si partia më e madhe opozitare në vend, partia më e rëndësishme në Kosovë në 21 vitet e fundit, parti e dalë nga lufta për çlirim dhe e cila luajti rolin kryesor në pavarësimin e vendit, e kemi për obligim dhe detyrë ndaj partisë dhe aktivistëve, ndaj qytetarëve dhe shtetit, që t’i japim fund status-quos dhe të hapim debatin e brendshëm për rrugën përpara. Shoqëria jonë në Kosovën e vitit 2021 ka ndryshuar dhe krahas saj duhet që të ndryshojë edhe PDK-ja, pa harruar asnjëherë bazën e themeluesve të saj që buron tek lufta e UÇK-së për liri e pavarësi. Duke u ndjerë dhe sjellë me krenari për të kaluarën tonë të lavdishme politike e shtetndërtuese dhe për punën e themeluesve e kryetarëve të saj, miqve të mi me të cilët kemi rrugëtuar bashkë në këto 30 vitet e fundit, Kadri Veseli e Hashim Thaçi, PDK-ja do ta rigjejë përsëri rrugën deri te besimi qytetar. Faleminderit! Na priftë e mbara!

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet brenda PDK-së, caktohet data, më 3 korrik do të zgjidhet kryetari i ri

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj zgjedhjet brenda pdk enver hoxhaj zgjedhjet brenda pdk

Sondazh

Poll