Bota

“Italia do t’ju mbështesë gjithmonë”/ Di Maio në Kosovë, del kundër ndryshimit të kufijve: Pavarësia e integriteti

22 Qershor 2021, 06:48 Nga DOSJA
“Italia do t’ju mbështesë gjithmonë”/ Di Maio

KOSOVË– Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, ka vizituar ditën e sotme Kosovën, ku ka takuar zyrtarë të lartë të vendit, duke mbajtur një fjalim në Kuvend.

Në fjalën e tij, gjatë seancës së jashtëzakonshme, Di Maio ka dalë kundër tezës së ndryshimit të kufijëve në Ballkan, më konkretisht mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa ka shtuar se Kosova nuk duhet të ketë frikë pasi integriteti dhe sovraniteti i saj nuk janë në diskutim, duke ofruar edhe mbështetjen e Italisë në dialogun me Serbinë. 

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Italia dhe Kosova gjithashtu kanë nënshkruar marrëveshje për eliminimin e taksës së të dyfishtë në të ardhura dhe parandalimin e evazionit fiskal.

Lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në mes të ambasadorit të Italisë në Kosovë dhe ministrit të Financave, ministri Di Maio tha se kjo do të ndihmojë kompanitë italiane që të jenë më të pranishme në tregun e Kosovës dhe do t’u lejojë kompanive të Kosovës që shohin Italinë si bazë për ndërkombëtarizimin e tyre dhe integrimin në tregun e përbashkët evropian.

Ndërkohë që kryeministri Albin Kurti ka theksuar se marrëdhëniet e vendit me Italinë kanë qenë përherë të ngushta, pasi vendi e ka mbështetur dhe i është gjendur për herë në krah Kosovës, duke e njohgur pavarësinë e saj vetëm 4 ditë pas shpalljes.

(e,k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora luigi di maio luigi di maio viziton kosoven luigi di maio luigi di maio viziton kosoven

Sondazh

Poll