Bota

Vrau gruan në sy të foshnjes! Seanca e faljes së pilotit mbaroi, Babis ia hedh fajin karakterit të tij: Ishte prej impulsivi

22 Qershor 2021, 07:34 Nga DOSJA
Vrau gruan në sy të foshnjes! Seanca e faljes së pilotit mbaroi,

GREQI– Seanca e faljes së pilotit 33-vjeçar Babis Anagnostopoulos, i cili para 40 ditësh, vrau me duart e tij bashkëshorten 20-vjeçare ka përfunduar.

Gjatë kërkesës së faljes, i akuzuari është përpjekur që t’ia atribuojë krimin e tij impulsivitetit dhe hakmarrjes, duke pretenduar se kishte humbur kontrollin. Sipas mbrojtjes së tij, ai do të japë detaje shtesë dhe informacione që nuk i ka paraqitur deri më tani në Polici. Ai gjithashtu ka thënë se kartat e kamerave nuk i ka hequr para se ta vriste Karolinën por pas, pra nuk e kishte planifikuar krimin, ishte diçka e ndodhur momentalisht dhe pas vrasjes i ka hequr kartat e kamerave i ka thyer dhe i ka hedhur në ëc.

Piloti ka kërkuar nga gjykata, që të bëhet e mundur thirrja e dëshmitarëve të tjerë, familjarë, por edhe miq të përbashkët të çiftit, për të treguar të plotë marrëdhënien e tyre.

Pas këtij procesi, ndaj pilotit, do të fillojë seanca me hetuesit dhe Prokurorit, për të vendosur për fatin e tij. Piloti, ka thënë para togave të zeza se kartën e memories së kamerës e ka hequr pasi ka kryer krimin, e jo para siç pretendojnë hetuesit.

Para dhe gjatë kohës që po zhvillohej seanca, jashtë gjykatës janë mbledhur qytetarë të cilët po protestonin kundër tij duke bërë thirrje ta vrasin dhe ta lënë të kalbet në burg pilotin. Ndërkohë njëri prej avokatëve të 32-vjeçarit është tërhequr nga çështja duke thënë se nuk mund ta ndjekë këtë ngjarje për arsye personale. 

Përsa i përket fatit të foshnjes avokati i familjes tha që  çështja e kujdestarisë së foshnjes do të diskutohet menjëherë pas seancës së sotme.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll