Bota

Zgjedhjet brenda PDK-së, caktohet data, më 3 korrik do të zgjidhet kryetari i ri, emrat që pritet t’i hyjnë garës janë

22 Qershor 2021, 07:21 Nga DOSJA
Zgjedhjet brenda PDK-së, caktohet data, më 3 korrik do të

KOSOVË- Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës gjatë mbledhjes së djeshme ka vendosur që zgjedhja e Kryetarit të ri të Partisë të mbahem më 3 korrik të këtej viti. Pas mbledhjes më anë të një njoftimi, PDK-ja ka bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet për organizimin e Konventës për zgjedhje të brendshme.

“Kryesia ka udhëzuar organet e partisë për fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin e Konventës zgjedhore të partisë”, thuhet në njoftim.

Pas vendimit të kryesisë, Hoxhaj është shprehur se si partia më e madhe opozitare që janë ata duhet që të reformojnë partinë, në mënyrë që të eci me hapin dhe sensin e kohës, dhe të qytetarëve. Më tej, ai ka thënë se, PDK-ja duhet të ecë përpara, por në të njejtën kohë edhe të shohin dhe kujtojnë themelimin e kësaj partie.

Vendimin për zgjedhje në PDK, e ka përshëndetur edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Ajo në Facebook shkruan se ky është vendimi më i mirë që ka marrë PDK-ja pasi përveç ndryshimeve nominale në parti duhet edhe ndryshime strukturore.

Ndërkohë që anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka shtuar se dy emrat e mundshëm që mund t’i hyjnë garës për zgjedhje janë Vlora Çitaku dhe Gent Cakaj.

Në krye të PDK-së që pas dorëheqjes së Kadri Veselit, i cili u konfirmua akt-akuza në Hagë, është Enver Hoxhaj.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet brenda pdk zgjedhjet brenda pdk

Sondazh

Poll